Presidenti Ilir Meta nga Vlora ka reaguar në lidhje me arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha nga SPAK.
Ai theksoi se me rendësi për çdo njeri që shkel ligjin dhe që abuzon me detyrën, është që të ndëshkohet.
“Për mua është me rëndësi që çdo njeri që shkel ligjin dhe që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. S’ka nevojë për komente, pasi duhen prova dhe fakte madje dhe për gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit të lartë.”, tha Meta shkurtimisht.
Mes të tjerash kreu i shtetit shprehu ngushëllime dhe për ndarjen nga jeta të gazetares Zenepe Luka, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi.
“Ka shumë kërkesa për gjak nga fëmijët, për të gjithë ata që vuajnë nga talasemia. Ne e kemi parë këtë proces dhe sot kemi ardhur në Vlorë dhe po dhurojmë dhe i bëjmë thirrje komunitetit këtu për të dhuruar. Do të vijojmë dhe në Sarandë dhe në qytetet të tjera të jugut të Shqipërisë. Kjo është një kauzë jashtëzakonisht fisnike dhe është detyra jonë që të sigurojmë atë që duhet. Dua t’ju shpreh ngushëllime dhe juve, gjithë komunitetit këtu për humbjen e jetës së koleges suaj, Zenepe Lukën. Ngushëllime të sinqerta për humbjen e saj pasi ka qenë në zë i fortë dhe aktivitete e shkëlqyer e çështjeve civile dhe kam pasur fatin të bashkëpunojë me të.”, pohoi Meta.