Arresohet shefi i kartelit më të madh kolumbian, doli nga izolimi për t’u martuar

Duhet të ishte dita më e lumtur e jetës së tij por u kthye në diçka tërësisht tjetër për Luis Daniel ‘Machete’ Santana. Shefi i logjistikës për kartelin më të madh kolumbian ‘Gulf Clan’ u arrestua pak para se të lidhte kurorën.

Santana ishte vetë-izoluar në një mal në rajonin, Antioquia të Kolumbisë para se të vendoste të zbriste prej tij, ditën e dasmës vetëm për t’u kapur nga forcat speciale.

Santana, 24 vjeç, i njohur edhe me emrin Machete apo Hanxhar, kishte që nga viti 2017 që kërkohej nga policia dhe qëndronte në arrati.

I bindur se autoritetet kishin humbur interestin, ai doli nga izolimi këtë javë për të festuar martesën e tij në një kishë në qytezën e Uramita-s.

Policia kishte qenë duke e pritur atë. Në një video të shfaqur nga qeveria kolumbiane, oficerët e policisë mund të shihen teksa hyjnë në kishë, pak para se Santana të shkëmbente betimet me të fejuarën e tij, emri i të cilës nuk është bërë i ditur.

 

Të Fundit