Argjentinasi që bëri muralen për Maradonën, “sjell” Messin në Tiranë

Artisti nga Argjentina, Maximiliano Bagnasco, prej disa ditësh ndodhet në Tiranë dhe po punon për një murale madhështore, jo vetëm nga madhësia por edhe për personazhin që përfaqëson.

Maximiliano po realizon portretin e Messit, futbollistit të talentuar argjentinas dhe për këtë murale janë zgjedhur konviktet e fakultetit të Mjekësisë.

Më herët ai është bërë shumë i njohur për muralen e Maradonës në Argjentinë, të cilën e ka realizuar më së miri dhe është pëlqyer shumë.

Dje edhe kryeministri Edi Rama ka bërë një status lidhur me punën që artisti po bën në Tiranë dhe për faktin që pas Argjentinës zgjodhi Shqipërinë.

Të Fundit