Një 24-vjeçare nga Modena në Itali është përballur me një ofertë pune jo të zakonshme si dado.
Ajo iu përgjigj një oferte për një punë kujdestarie për fëmijë dhe përfundoi me ofertën për të veshur rroba seksi,për të bërë pastrimin dhe për të fituar deri në 200 euro në orë.
Pas ofertës së bërë, 24-vjeçarja kuptoi se kishte rënë në një kurth dhe denoncoi menjëherë “punëdhënësit” e pretenduar.
Historia e raportuar nga Gazzetta di Modena, u bë publike nga babai i vajzës, i cili publikoi foto nga biseda që vajza kishte bërë me punëdhënësit në rrjetet sociale.
“Kjo po nxit prostitucion”, tha babai i vajzës për gazetën.
Pas një shkëmbimi mesazhesh me punëdhënësin e pretenduar, vajzës iu ofruan 200 euro në orë në rast se pranonte që punën e dados ta bënte duke u veshur me rroba seksi.
Qasja e punëdhënësit ndaj 24-vjeçares nisi me një ofertë pune shumë normale si kujdestare fëmijësh, por dialogu avancoi shpejt te oferta e padëgjuar.
“Fillon nga 10 euro në orë, por nëse jeni e interesuar të fitoni më shumë, ekziston mundësia që të pastroni me veshje seksi dhe të vëzhgoheni gjatë kësaj kohe, Aty do të vendoset çmimi i ri. Varet se si jeni veshur. Ka mundësi të merrni 200 euro për një orë”, thuhej në mesazh.
Pas kësaj e reja e denoncoi personin që i bëri ofertën në polici, ndërsa historia u bë publike nga babai i vajzës, i cili ka publikuar pamjet e bisedës përmes chat-it në rrjetet sociale