Aplikimet për dëmshpërblim nga tërmeti, qytetarët dynden në Prefekturën e Durrësit: E pamundur brenda një dite – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Aplikimet për dëmshpërblim nga tërmeti, qytetarët dynden në Prefekturën e Durrësit: E pamundur brenda një dite

DURRËS

13 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria ka vendosur të hapë aplikimet për dëmshpërblim banorët që janë dëmtuar nga tërmeti. Hapja e aplikimeve ka bërë që para prefekturës të dynden më shumë se 2 mijë banorë nga lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, të cilët nuk kanë mundur dot të aplikojnë dhe të marrin dëmshpërblim pas dëmeve që kanë pësuar banesat e tyre nga tërmeti.

Banorët thonë se e kanë mësuar pothuajse rastësisht që do të hapeshin aplikimet dhe një pjesë e tyre nuk kanë arritur të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë dëmshpërblimet. Një pjesë e tyre thonë se janë emigrantë dhe për shkak të pandemisë nuk janë bërë dot pjesë e procesit.

Prefektura është rrethuar nga policia, por është e pamundur ruajtja e distancave dhe respektimi i masave anti COVID. Ka shumë ankesa nga ana e qytetarëve që thonë se aplikimi për një ditë është krejtësisht i pamundur.

Previous ArticleNext Article

1 Comment

  1. Jam fatmir Jahe bleta per momentin nuk jetoj ne shqipri jam banor i njesis numer 5 dhe me esht demtu shpija pothuj se e gjith futet nga demtimet e renda te termetit te 26 nentorit dhe nuk me kan dhen asdhe nji ndime i kemi shku disa her dhe nuk te japin spjegim fare dhe nuk vi dot se jam dhe i smur kam sjell gocen me prokure dhe nuk arrijm dot nje zgjidhje te lutem si mud te na ndimoni se njesija numer 5 jo qe nuk na dhe asnje spjegim thjesht na tha vec nje leje per riparim te japim dhe ne nuk kishim ca me bo u detyrum qe e morem lejen e riparimit se shpija po na binte dhe kemi hy ne borxh nje shum te madhe si duhet me vepru te lutem na ktheni nje pergjigje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *