Apikon per zjarrfikes, por fituesi ishte shpallur nje dite me pare!

Një qytetar, që nuk do të identifikohet, denoncon në “Stop” portalin e Bashkisë Kamëz. Më datën 9 janar 2020, u shpall një vend i lirë pune për asistent zjarrfikës dhe si afat, për të dorëzuar dokumentacionin, ishte data 19 janar. Pas disa ditësh qytetari mësoi, se fitues i portalit ishte Alket Rapi.Por në datën 4 shkurt u shpall një tjetër mundësi për një tjetër vend pune, sërish zjarrfikës. Aplikimi mbyllej në 14 shkurt, por fituesi ishte shpallur një ditë më parë, në 13 shkurt.Gazetarja iu drejtua bashkisë së Kamzës dhe kryetarit Rakip Suli.Ky i fundit fillimisht e quajti një problem ordiner shqetësimin në fjalë. Por më pas Suli thërret në zyrë drejtuesin e burimeve njerëzore dhe atë të zjarrëfikëseve, për të sqaruar procedurën. Megjithatë, pas këmbënguljes së gazetares, kryebashkiaku i Kamzës, thërret në zyrë dy drejtuesit, Burimet njerëzore dhe drejtorin e zjarrfikëses, për të sqaruar të gjithë procedurën. Pasi shpjegojnë gjithë ngatërresën, drejtorët kërkojnë ndjesë dhe premtojnë të rihapin konkursin, që denoncuesi të mund të aplikojë për vendin e punës.

Të Fundit