Apeli i Boris Johnson: Të vaksinojmë gjithë botën para fundit të vitit 2022

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u kërkoi shteteve anëtare të G7 të ndihmojnë në arritjen e objektivit për vaksinimin e të gjithë popullsisë së botës deri në fund të vitit 2022.

Samiti i G7-s mbahet javën e ardhshme në Cornëall, pasi Britania ka presidencën e radhës.

Qëllimi – shpjegon ai – është të sigurojmë që një “pandemi e tmerrshme” si ajo e përjetuar muajt e fundit nga njerëzimi nuk do të ndodhë më kurrë “dhe në të njëjtën kohë për të ofruar një udhëzues për rindërtimin post-Covid frymëzuar nga vlerat e demokracisë.

“Javën tjetër – nënvizon Boris Johnson në një fjalim të mbajtur në Doëning Street – udhëheqësit e demokracive më të mëdha në botë do të bashkohen në një moment historik për vendet tona dhe për planetin”.

“Bota – vazhdon ai – na shikon dhe na kërkon të ngrihemi në sfidën më të madhe të pasluftës: mposhtjen e Covid dhe udhëheqjen e një rimëkëmbjeje globale të frymëzuar nga vlerat tona të përbashkëta”. “Vaksinimi i botës deri në fund të vitit të ardhshëm – thotë Johnson – do të ishte arritja më e madhe në historinë e mjekësisë. Dhe unë u bëj thirrje kolegëve të mi liderë të G7-s të bashkohen me ne (drejt këtij qëllimi) për t’i dhënë fund kësaj pandemie të tmerrshme, duke u zotuar të sigurojë që një shkatërrim si ai që shkaktoi koronavirusi të mos ndodhë më kurrë “.

Të Fundit