Apeli e la të lirë, SPAK del me vendimin e papritur për mjekun e njohur Edvin Prifti, zbardhet për çfarë ka nisur verifikimi

Mjeku i njohur, Edvin Prifti, disa ditë më parë Apeli e la të lirë.  SPAK ka vendosur që të ankimojë vendimin për lirimin mjekut Edvin Prifti.

Mësohet se ndaj tij ka nisur verifikimi për evazion fiskal, pasi përdorte 2 kompani fiktive për të bërë  transaksione bankare.

 Prokuroria e Posaçme do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për të kërkuar rekurs të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila i ndryshoi masën e sigurisë për shefin e kardiokirurgjisë, Edvin Prifti.
Ndërkaq SPAK është në pritje të zbardhjes së vendimit të gjykatës së Apelit dhe brenda afatit 15 ditor do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë.
Kujtojmë se mjekut Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milion lekë të reja në shtepi dhe zyrë, ndërsa aktualisht ndaj tij ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës.Edvin
Prifti është zbuluar rastësisht nga SPAK, pasi kjo e fundit kishte vënë në përgjim kryesekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi.

SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin, zbulon se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para.

Në operacionin e SPAK janë arrestuar gjithashtu dhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha e dhjetë persona të tjerë për vapën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të Fundit