Animalistja: Nuk është etike të hash mish, të mban erë trupi

Është bërë virale në rrjetet sociale një video ku një influencer-e (pianiste në profesion) që i mëshon dietës mishngrënëse, argumenton se ata që konsumojnë mish kanë shumë përfitime edhe në anën fiziologjike.

Madje sipas saj nuk kanë nevojë që të përdorin deodorant, parfum, as sapun apo kolinoz për larjen e dhëmbëve. Kjo, sepse mishngrënësit nuk mbajnë aspak aromë të keqe sipas saj. Kombinimi më i mirë madje sipas saj, është mishi dhe gjalpi dhe ajo ka vendosur të ndjekë një dietë 30 ditore.

Animalistja Jonida Çobani tha në Euronews Albania se njerëzve që hanë mish u mban erë trupi.

Sipas saj mishi ka qenë pjesë dietës së mbijetesës për paraardhësit, por sot ka alternativa të proteinave që nxjerrim nga mishi që mund t’i gjejmë nga bota bimore.

“Nuk është etike, nuk është njerëzore, dukemi si barbarë. Nga ana tjetër, mishngrënësit vijnë më shumë era djersë”, tha animalistja.

 

Të Fundit