Edi Rama: Nuk vajta në Parlament sepse ishte bërë si park zoologjik!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se nuk vajti sot në Parlament në interpelancë me opozitën, sepse Kuvendi ishte kthyer “në një park zoologjik”, ndëra deputetët i quajti “krijesa zoologjike”.

“Më vjen keq ta pranoj, që unë sot nuk jam shfaqur në atë që ju e quani kopsht zoologjik. Unë nuk u shfaqa në parkun zoologjik në të cilin u kthye Kuvendi i Shqipërisë nga krijesat që përfaqësojnë opozitat, por sot ishin krijesa zoologjike.

Nuk vajta në kopshtin zoologjik spse nuk do të shpjegoja dot gjë për njerëzit, por nuk e kam më as disponimin të bëhem pjesë e vulgaritetit”, tha Rama.

Të Fundit