Angli, dënohet 23-vjeçari që hodhi vezë ndaj mbretit Charles

Një 23-vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar është shpallur fajtor të premten për një shkelje të rendit publik pasi hodhi pesë vezë ndaj mbretit Charles dhe Queen Consort gjatë një vizite në York të Anglisë vitin e kaluar.

Ngjarja ndodhi më 9 nëntor në York, në Angli verilindore, ku çifti mbretëror ndodhej në një shëtitje. Patrick Thelwell u akuzua për sjellje kërcënuese.

Gjatë gjyqit të tij në Gjykatën e Magjistraturës në York, Thelëell pranoi se kishte hedhur vezët, por pretendoi se ishte “dhunë e ligjshme”.

Megjithatë, gjykatësi e shpalli atë fajtor.

Në një tjetër incident i ngjashëm ka ndodhur në dhjetor, Harry May, i cili është 21 vjeç, sulmoi mbretin Charles me një vezë gjatë vizitës së tij në Luton.

Në janar, May u gjobit me 100 £ dhe u urdhërua të paguante 85 £ për këtë shkelje.

Të Fundit