Ambasadorja Yuri Kim infektohet me koronavirus/ Ka një mesazh për qyetarët shqiptarë: Ju lutem… – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Ambasadorja Yuri Kim infektohet me koronavirus/ Ka një mesazh për qyetarët shqiptarë: Ju lutem…

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, znj. Yuri Kim lajmëroi pak çaste më parë se është në izolim pasi ka rezultuar pozitive me coronavirus.

Do të vazhdoj t’i përmbush detyrat ndërsa do të jem e izoluar në shtëpi për ditët në vijim,” shkroi kryediplomatja amerikane në Tiranë.

Kim bëri gjithashtu thirrje për kujdes nga qytetarët lidhur me gjendjen shëndetësore në kohën e pandemisë.

Në fund të muajit janar edhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca lajmëroi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar shtetasit të respektojnë masat anti-covid, pasi numri i të infektuarve, shtrimeve në spital dhe viktimave është në rritje në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka shprehur dyshimet për qarkullimin e varianteve të reja të coronavirusit në vend, por një konfirmim pritet pas testeve të dërguara në Gjermani.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *