Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim i është bashkuar sot parades së krenarisë të organizuar nga komuniteti LGBTI+ në Shqipëri.
Ambasada e SHBA ka publikuar fotot e Yuri Kim, teksa shfaqet duke valvitur flamurin e ylbertë dhe është veshur me bluzën e komunitetit LGBTI+.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA
Ambasadorja Yuri Kim dhe Zëvendës Ambasadori Demian Smith ju bashkuan Marshimit të Krenarisë LGBTI+ në bulevardin e Tiranës për të treguar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatat e shoqërisë civile që punojnë në Shqipëri për të përkrahur të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë njerëzve për të jetuar me dinjitet.
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë personat si parime kushtetuese që vazhdojnë të udhëheqin diplomacinë amerikane.