Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner këtë të hënë në një deklaratë për mediat është pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi lidhur me protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë si dhe nëse dhuna e regjistruar do të ndikojë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Ambasadori në përgjigjen e tij u shpreh se çdo aktivitet i shoqërisë civile është në përputhje me BE-në teksa sa i përket protestave të dhushme ai tha se kjo është një çështje ende në diskutim.
“Kam thënë se çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me BE-në dhe protestat e dhunshme sigurisht që nuk janë në përputhje me të dhe se kush duhet fajësuar për këtë etj është ende një diskutim në vazhdim. Janë të mirëpritura sepse mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian ashtu siç i shohim ne, po”, tha ai shkurtimisht.



