Albin Kurti: Të bëhemi më shpesh bashkë, të pranojmë kritikat e njëri-tjetrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët që po mbahet mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë kërkoi më shumë bashkëpunim mes dy vendeve.

Kurti tha se përfshirja në punët publike të njëri-tjetrit ishte gjë e mirë dhe se kritikat e ndërsjellta duhet të pranoheshin. Ndërsa shtoi se po punohej për krijimin e një fjalori të përbashkët enciklopedik mes dy vendeve.

“Ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambetje atëherë, edhe sot ashtu janë. Duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri tjetrit jo për të prishur punë por për të ndihmuar. Na duhet të punojmë bashkë të mbajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri-tjetrit. Teksa në Evropën Lindore por vinte demokracia, profesori Ukshin Hoti thoshte se politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen mes vetes, po u jepnin arsye atyre që donin t’i shihnin të ndarë. Jam i sigurt se shumica këtu pajtoheni me mesazhin e Luigjit dhe të Ukshinit. Nesër shënohet 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ndërsa sot shënojmë 25 vjetorin e formimit të ushtrisë kombëtare të Kosovës. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ajo sot është vend i NATO-s, anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe ka bërë hapa të dukshme në fusha të ndryshme. Urojmë që sukeset Shqipërisë të mos i ndalen. Jam i sigurt se edhe në Shqipëri gëzohen për sukseset e Kosovës. Kemi tashmë abetaren e përbashkët dhe po punohet për fjalorin e përbashkët enciklopedik. Kemi unifikuar tregjet e punës me Shqipërisë dhe po punojmë drejt unifikimit doganor”- u shpreh Kurti.

Të Fundit