E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Alarm në New Jersey, F-16 interceptojnë dy avionë pranë klubit të golfit të Trump

Dy avionë luftarakë amerikanë F-16 u aktivizuan pasi dy avionë civilë hynë në një zonë të përkohshme të kufizuar të fluturimit pranë klubit privat të golfit të Presidentit Donald Trump në Bedminster, New Jersey.

Sipas Komandës së Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD), avionët luftarakë u ngritën për të identifikuar dhe shoqëruar avionët civilë jashtë hapësirës ajrore të kufizuar.

Incidenti ndodhi pranë klubit të golfit të Trump, ku presidenti amerikan po qëndronte gjatë fundjavës. Mediat amerikane, përfshirë Fox News dhe New York Post, raportuan se ndërhyrja u krye në një distancë të afërt me zonën ku ndodhej presidenti.

NORAD nuk bëri të ditur detaje të tjera mbi identitetin apo llojin e dy avionëve civilë, ndërsa nuk dha informacion të plotë mbi numrin e avionëve luftarakë të përfshirë në operacion.

Zonat e përkohshme të kufizimit të fluturimeve vendosen si pjesë e masave të sigurisë gjatë qëndrimit të presidentit amerikan në një zonë të caktuar. Shkelje të tilla mund të ndodhin herë pas here, veçanërisht nga avionë të vegjël civilë, kur pilotët nuk janë në dijeni të kufizimeve të vendosura.

Pas incidentit, NORAD u bëri thirrje pilotëve që të kontrollojnë rregullisht NOTAM-et (Njoftimet për Pilotët), ku publikohen kufizimet dhe ndryshimet e përkohshme në hapësirën ajrore.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑