Aksidenti tragjik në Gjermani, dy vajzat shqiptare që humbën jetën ishin motra

Dy të reja nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në autostradën A5 në Gjermani.

Viktimat janë identifikuar si Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe, motra nga Topanica e Kamenicës.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, dy automjete të cilat po lëviznin me shpejtësi të lartë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë.

Si pasojë e përplasjes fillestare, një person ka mbetur i lënduar rëndë. Ndërkohë, pesë automjete të tjera që po qarkullonin pas tyre nuk kanë arritur të frenojnë me kohë, duke shkaktuar një aksident zinxhir ku u përfshinë gjithsej pesë vetura.

Sipas të dhënave paraprake të policisë gjermane, pasagjerët e katër automjeteve të përfshira në aksident nuk kanë pësuar lëndime. Megjithatë, dy të rejat që udhëtonin së bashku në një automjet kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Të Fundit