Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin Fushë-Krujë–Rinas, mbi urën e Gjolës. Përplasja mes dy automjeteve ka shkaktuar një viktimë dhe një person të plagosur.

Viktimë e aksidentit ka mbetur gazetari 26-vjeçar, Xhesjon Zogu, i cili udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”. Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar, i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

I plagosur ka mbetur edhe një qytetar nga Korça, i identifikuar si Behar Ruçi, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Ai është dërguar për trajtim mjekësor.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit “Benz”, çka ka sjellë përplasjen me “Land Rover”-in.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes.

Të Fundit