Një automjet ka dalë nga rruga ditën e sotme në aksin rrugor “Krahës-Malas” pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.
Raportohet se si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai.
Sakaq, të tre të plagosurit janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:05, në aksin rrugor “Krahës-Malas”, shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai. Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.