Aksident në Maliq, plagosen dy vëllezër

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugën “Zvezdë-Pojan”, Maliq.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme.

Shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe vijon puna për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Të Fundit