Aksident në Fier, makina del nga rruga: Plagosen 4 persona

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” në Fier. Një person duke drejtuar makinën tip “Benz” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, siç mund ta shihni edhe këtë video, mjeti ka përfunduar në një arë, e përmbysur në një anë. Dëmtimet janë të shumta.

Mësohet se të lënduar ka mbetur bashkë me shoferin edhe 3 pasagjerë.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier”, njoftoi policia.

Ende nuk ka një sqarim se pse është shkaktuar ky aksident. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Të Fundit