Tre persona janë plagosur rëndë në një aksident rrugor që ka ndodhur këtë paradite në aksin Fushë Krujë-Laç. Makina me të cilën kanë qenë duke udhëtuar tre personat që mbeten të lënduar rëndë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur anësor.
Ata janë transportuar me urgjencë në spital. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit, raporton panorama.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.