3 makina u përfshinë në një aksident rrugor të ndodhur këtë të hënë në autostradën Çermë-Lushnje. Gazetarja Anila Sefa raporton se në aksident u përfshi një furgon, një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut dhe një makinë Audi.
Si pasojë e përplasjes, mbeti e plagosur një grua që ndodhej te Audi. Ajo u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.