Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje 17-vjeçarin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një adoleshenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fushë-Krujë.

Policia tha se automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të Fundit