Sherri mes një çift bashkëshortësh në një lagje periferike të qytetit të Pogradecit, ka përfunduar me një të plagosur.
Burime të siguruara pranë policisë lokale bëjnë me dije se pas debateve të shumta mes një çifti bashkëshortësh, 30-vjeçatri, Fatmir Xhaja ka goditur me thikë gruan e tij, Bleona Xhaja, 28 vjeç duke e lënë të plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen 4 të qytetit rreth orës 13:30. Policia njofton se gruaja ndodhet në spitalin e Pogradecit në kujdesin e mjekëve ndërsa bashkëshorti është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarje. E plagosura raportohet se do të transportohet me helikopter drejt Tiranës.
“Pogradec / Informacion paraprak. Plagosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, kapet në flagrancë në banesë falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe shoqërohet në Komisariat 30-vjeçari.
Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi R. Xh., 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen B. Xh., 28 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital.
30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



