Agjentët e AMP-së do i nënshtrohen testit të drogës, kush refuzon përjashtohet

Agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do t’i nënshtrohen testit të drogës, ashtu si edhe efektivët e policisë.

Kriteri përcaktohet në rregulloren e re të AMP të miratuar nga qeveria, e cila është botuar në fletoren zyrtare prej datës 2 shtator.

Çfarë thuhet në rregullore:

“Punonjësi është përgjegjës për përdorim të lëndëve narkotike nëse:

    1. Mban lëndë narkotike në mënyrë të jashtëligjshme
    2. Përdor lëndë narkotike
    3. Refuzon t’i nënshtrohet testit të përdorimit të lëndëve narkotike

Pak kohë më parë në krye të agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, u emërua ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili u lirua nga detyra si zv-ministër i Energjsië dhe Infrastrukturës.

Ndër të tjera, mësohet se kush refuzon testin e drogës përjashtohet automatikisht nga radhët e agjencisë. Gjithashtu punonjësit paralajmërohen të tregojnë kujdes në përdorimin e mediave sociale, ndërsa në paraqitje televizive mund të dalin vetëm me veshje zyrtare.

Të Fundit