E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Afera e AKSHI-t, arrestohet Ergys Agasi

Ergys Agasi është arrestuar këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit, pasi prej muajsh ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Lajmi për arrestimin është raportuar mbrëmjen e sotme.

Agasi dyshohet nga SPAK për përfshirje në një skemë të manipulimit të procedurave të prokurimit publik pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t. Ndërkohë, hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje. Në kuadër të kësaj dosjeje, SPAK ka kryer edhe sekuestrime të pasurive me vlerë të konsiderueshme.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑