Prej rreth katër muajsh, një gropë gjigante në mes të një lagjeje në Vlorë është kthyer në shqetësim serioz për banorët. Ata denoncojnë rrezikun, që u kanoset çdo ditë, veçanërisht fëmijëve, ndërsa era e keqe, që përhapet nga zona, e bën situatën edhe më të padurueshme. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e problemit.Nga ana tjetër, kryeinxhinieri i Ujësjellësit, Keni Manaj, thotë, se janë marrë masat dhe se defekti do të riparohet brenda 10 ditësh. Sipas tij, ndërhyrja është vështirësuar nga terreni ranor dhe prurjet nëntokësore, të cilat kanë kërkuar tharjen e territorit.



