STOP-EMISIONI 48(Sezoni 12) 16 Nentor 2026-“Do i plas ne burg, jo kercenoj”, ben njohje ne tik tok dhe i telendis ne rrjete sociale, video-denoncimi.

Rrjetet sociale, veçanërisht TikTok-u, po kthehen gjithnjë e më shumë në një hapësirë ku fyerjet, bullizimi dhe shantazhet po shkaktojnë konflikte serioze. Në emisionin “Stop” janë drejtuar dy qytetarë, të cilët denoncojnë të njëjtin person, Valter Zhupani, për bullizim, shantazh dhe publikim të fotove të tyre dhe të familjarëve në rrjetet sociale.Merita Picari, e cila jeton në Itali, tregon, se është njohur me Zhupanin në TikTok rreth katër vite më parë. Ajo pretendon se, pas shkëputjes nga kjo platformë, është përballur me publikimin e fotos së saj, ofendime dhe përfshirjen në sulmet virtuale. Sipas saj, në një video është përdorur edhe fotografia e saj, duke krijuar përshtypjen, se kishte humbur jetën.Ndërsa Valter Zhupani, banues në Skënderbegas të Gramshit, mohon ta njohë Merita Picarin, por gjatë komunikimit me gazetaren përdor tone kërcënuese.Një tjetër denoncim vjen nga Markos Berberaj, i cili pretendon, se prej vitit 2024 është përballur me publikimin e fotove të tij dhe familjarëve, akuza denigruese dhe kërcënime. Ai tregon, se konflikti ka përfshirë edhe të dashurën dhe të atin, ndërsa pretendon, se videot ku paraqitej sikur kishte ndërruar jetë, janë bërë virale.Në përfundim, “Stop” iu drejtua edhe Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor në Gramsh, për të kërkuar informacion dhe ndihmë lidhur me qytetarin. Nga institucioni u bë e ditur, se do të kryhej një vizitë dhe redaksia do të njoftohej për vijimin e rastit.

Pasaktësitë historike në tekstet shkollore rikthejnë debatin mbi cilësinë e informacionit, që u përcillet nxënësve. Alban Kraja evidenton problematikat në përmbajtjen e librave të historisë, duke ngritur pikëpyetje mbi saktësinë e fakteve dhe mënyrën, se si trajtohen ngjarjet historike për brezat e rinj. Si shembull ai merr termin Greqi e lashtë dhe popullit helen.

Prej rreth katër muajsh, një gropë gjigante në mes të një lagjeje në Vlorë është kthyer në shqetësim serioz për banorët. Ata denoncojnë rrezikun, që u kanoset çdo ditë, veçanërisht fëmijëve, ndërsa era e keqe, që përhapet nga zona, e bën situatën edhe më të padurueshme. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e problemit.Nga ana tjetër, kryeinxhinieri i Ujësjellësit, Keni Manaj, thotë, se janë marrë masat dhe se defekti do të riparohet brenda 10 ditësh. Sipas tij, ndërhyrja është vështirësuar nga terreni ranor dhe prurjet nëntokësore, të cilat kanë kërkuar tharjen e territorit.

Të Fundit