Meriman Nuhiallari nga Kukësi iu drejtua emisionit “Stop” për një problem pronësie, që zgjaste prej dy vitesh. Pas vdekjes së babait, katër trashëgimtarët hapën aktin e trashëgimisë dhe Merimani aplikoi pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin e pronës.Procedurat po ecnin normalisht, derisa xhaxhai dhe djali i tij, Eltion Nuhiallari, punonjës në Kadastrën e Kukësit, paraqitën ankim ndaj vendimit për kalimin e pronës në pronësi. Ankesa u shqyrtua nga strukturat përkatëse dhe u la në fuqi vendimi i Kadastrës. Megjithatë, sipas denoncuesit, regjistrimi vijonte të vonohej.Pas ndërhyrjes së “Stop”, përgjegjësi Indrit Muja premtoi, se qytetari do të pajisej me certifikatën brenda javës. Por zgjidhja erdhi shumë më shpejt: brenda pak orësh nga interesimi i emisionit, Meriman Nuhiallari mori certifikatën e pronësisë, duke i dhënë fund pritjes dyvjeçare.



