STOP-EMISIONI 38(Sezoni 12) 30 Tetor 2026-Me dhome e kuzhine e gatim me gaz, faturohet 5 milione per energjine, qytetarja tregon librezen.

Manushaqe Vogli nga Kamza i është drejtuar emisionit “Stop”, për të denoncuar një faturim prej 5 milionë lekësh të vjetra për energjinë elektrike, që sipas saj i është faturuar gjatë pesë muajve. Qytetarja pretendon, se shuma është e pajustifikuar, pasi konsumi në banesën e saj, është shumë i vogël. Ajo tregon, se është ankuar te faturisti i zonës, pranë pikës së OSHEE-së në Kamëz, te shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit dhe në drejtorinë qendrore, por nuk i është dhënë zgjidhje dhe i kanë kërkuar të shlyejë detyrimin.Gazetarja verifikon pajisjet elektrike në banesë, ku përdoren televizori, lavatriçja, frigoriferi, dushi dhe ndriçimi, ndërsa gatimi bëhet me gaz. Nga ana tjetër, faturisti shpjegon, se bëhet fjalë për një akumulim faturash, pasi matësi nuk është lexuar siç duhet. Manushaqe Vogli, tregon librezën e pagesave, që e ka të vulosur, duke provuar, se i ka shlyer detyrimet e mëparshme. Drejtori i Medias në OSHEE-në qendrore, Ardi Kola, premton, se do të interesohet për rastin. Por përgjigjja, që i përcillet emisionit, vijon të këmbëngulë, se kilovatët janë konsumuar.

Një qen artist rruge, që duket, se e ka muzikën në gjak! Sapo i zoti nis t’i bjerë kitarës, ai fillon të kërcejë, duke dhuruar një spektakël të vërtetë për kalimtarët, që nuk ngurrojnë t’i hedhin të holla për argëtimin. Por qeni ka një reagim të tmerruar, kur sheh, se për festën e ditëlindjes, torta në formë qeni, prihet feta-feta.

Bashkim Lisaj, emigrant në Irlandë, i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi pretendon, se është dënuar padrejtësisht për një mur rrethues, të ndërtuar në një tokë, që e kishte shitur pesë vite më parë. Në tetor 2021, ai shiti një tokë arë në ish-komunën Rrethina, Shkodër, dhe u largua drejt Irlandës. Por në vitin 2026, ai u ndalua në Rinas nga policia dhe u informua, se kishte një vendim gjykate të formës së prerë për ndërtim pa leje.Sipas Lisajt, bëhej fjalë për një mur rrethues në tokën, që ai kishte shitur. Ai tregon se, në momentin e shitjes, prona ishte tokë arë, me ferra dhe pa asnjë mur. Pas arrestimit, u dërgua në burgun e Reçit dhe u lirua pas pak ditësh, pasi avokati kërkoi rishqyrtimin e çështjes.Interesimi i “Stop” në Kadastër zbulon, se kontrata e shitjes ishte regjistruar në vitin 2021, ndërsa vetëm një muaj më vonë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit kishte konstatuar murin rrethues. Sipas dokumentacionit të shqyrtuar, kur inspektorët shkuan në terren, nuk gjetën asnjë person. Juristi Arben Llangozi e cilëson rastin një shkelje të rëndë procedurale, duke argumentuar, se qytetari duhej të ishte njoftuar për hetimin dhe procesin gjyqësor. Përveç pretendimit, se toka ishte shitur përpara ndërtimit të murit, ai ngre shqetësimin për cënimin e të drejtave të qytetarit.

Të Fundit