Trump: Mbështetja ime e ndihmoi shumë Netanyahun në zgjedhjet e djeshme në Izrael

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se mbështetja e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu e ndihmoi “shumë” në zgjedhjet parlamentare të Izraelit , të cilat u mbajtën të martën, ndërsa numërimi i votave ishte ende duke u zhvilluar.

“Mendoj se kur shpalla mbështetjen time, kjo e ndihmoi shumë atë”, u tha zoti Trump gazetarëve që e shoqëronin në Air Force One, duke iu referuar Netanyahut.

Koalicioni i krahut të djathtë dhe atij të ekstremit të djathtë nën kryeministrin izraelit dhe ai i kundërshtarit të tij, Gadi Eisenkot, po shkojnë drejt një përballjeje të barabartë, sipas sondazheve të transmetuara nga rrjetet televizive izraelite gjatë natës.

Të Fundit