Adea Pirdeni emërohet në krye të Ministrisë së Administratës Publike

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministres, Adea Prirdeni nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Begaj gjithashtu ka dekretaur e emërimin e Pirdenit në krye të Ministrisë së Administratës Publike.

Vendimet:

DEKRET

Nr. 521, datë 19.10.2026

PËR SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 98, pika 1 të Kushtetutes, me propozim të Kryeministrit,

DEKRETOJ:

Neni 1

Zonja Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, shkarkohet nga kjo detyre.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

DEKRET

Nr. 522, date 19.10.2026

PER EMERIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 98, pika 1

të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

DEKRETOJ:

Neni 1

Zonja Adea Pirdeni emërohet Ministër i Administratës Publike.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Të Fundit