Rama në Bruksel, merr pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë do të marrë pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që zhvillohet në Luksemburg. Përmes një postimi në ”Facebook”, Rama shkruan se Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai shton se pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.

Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Agjenda:

16:40- Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.

16:45-Doorstep.

16:50-Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne.

17:00-Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.

17:45-Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne.

Të Fundit