Krujë/ Dhunohet me shkop bejsbolli polici 19-vjeçar! Dyshohet se komunikonte në Instagram me një vajzë nën 18 vjeç, e sulmuan vëllezërit e saj

Një punonjës policie, i cili ishte jashtë shërbimit, është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Krujë, për motive banale. 19-vjeçari, pjesë e Patrullës së Policisë, është goditur nga një person me maskë dhe shkop bejsbolli.

Autorë të dyshuar janë vëllezërit e një vajze nën 18 vjeç, me të cilën polici kishte komunikuar në Instagram. Dyshohet se ata nuk e kanë pranuar këtë komunikim.

Pas kallëzimit, policia ka nisur hetimet dhe, përmes kamerave të sigurisë, ka identifikuar automjetin me të cilin lëviznin të dyshuarit.

Sipas hetimeve paraprake, familjarët e vajzës kishin mësuar për komunikimin dhe dyshohet se vëllai i saj nuk e ka pranuar këtë fakt. Vajza me të cilën komunikonte efektivi është nën moshën 18 vjeç.

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i policisë, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Këqyrja e kamerave të sigurisë ka ndihmuar në zbulimin e automjetit me të cilin dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në ngjarje.

Vëllezërit e vajzës janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të dyshuar.

Të Fundit