“Rama në burg, Berisha në burg!”/ Shpaloset baneri në “Air Albania”, ndërhyn policia

Thirrjet kundër qeverisë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, ku Shqipëria po përballet me San Marinon.

Gjatë ndeshjes, një pjesë e tifozëve kanë shpalosur në tribuna një baner me mesazhin “Rama në burg, Berisha në burg!”, ndërsa nga shkallët e stadiumit janë dëgjuar edhe thirrje “Rama jep dorëheqjen!”.

Baneri ka tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë dhe, sipas pamjeve nga stadiumi, efektivët e policisë kanë ndërhyrë për ta hequr atë nga tribuna.

Të Fundit