STOP-EMISIONI 20(Sezoni 12) 5 Tetor 2026-“Peshkaqeni” i Pogradecit uzurpon per 23 vjet organizaten e peshkimit, akuzat

Peshkatarët e Pogradecit denoncojnë në “Stop” kreun e OMP-së, Adriatik Dokollari, i cili prej rreth 23 vitesh, drejton organizimin e peshkimit në zonë.Sipas denoncuesve, Dokollari është përjashtuar nga Gjykata e Korçës, për peshkim të paligjshëm, e pavarësisht nga kjo, ai kandidon sërish për drejtimin e OMP-së. Peshkatarët ngrenë edhe shqetësimin, se prej 5 vitesh mungon inspektori i peshkimit, ndërsa sipas tyre, situata nuk është raportuar siç duhet pranë Ministrisë së Bujqësisë.Denoncuesit akuzojnë gjithashtu kreun e OMP-së, se përdor peshkatarë dhe rreth 20 varka, pa i paguar, ndërsa të ardhurat përfundojnë në xhepat e tij. Ata pretendojnë se edhe makina e OMP-së përdoret për nevoja personale, ndonëse kontrata e saj, kishte përfunduar prej dy muajsh.Një tjetër pikë e fortë e denoncimit lidhet me shitjen e rrjetave të ndaluara. Në një verifikim të “Stop”, Adriatik Dokollari orienton ekipin drejt dyqanit të djalit të tij, ku gjenden rrjeta të llojeve, që peshkatarët pretendojnë, se janë të ndaluara, si edhe disa motorrë të sekuestruar.

Rreth 120 mijë studentë në të gjithë vendin janë ulur sot në auditore, ndërsa për më shumë se 20 mijë të rinj, kjo është dita e parë në universitet. Ndërkohë, në SPAK është paraqitur këtë të hënë Sali Berisha në kuadër të dosjes “Partizani”. Para gazetarëve, Berisha është pyetur edhe për një takim të mundshëm në Rinas me Edi Ramën. Ai e ka ironizuar kryeministrin, duke thënë, se vetë ndodhej në Strasburg për takime të suksesshme, ndërsa Rama ishte në Amerikë, ku sipas tij, takoi Taulant Ballën, ndaj Rama, tha ai, nuk meriton as t’i hedhësh sytë.

Lidhur me gjithë problematikat dhe denoncimet për kreun e organizatës së peshkimit në Pogradec, Adriatik Dokollari, ky i fundit pranon, se pavaresisht akuzave, do të kandidojë sërish për drejtimin e OMP-së. Në ditën e zgjedhjeve, peshkatarët shprehen, se nuk e dinin saktë, se kush ishin kandidatët, ndërsa disa prej tyre, nuk kishin të drejtë vote. Në fund, fitues u shpall sërish kreu aktual Dokollari. Edhe pse në proces ishin të pranishëm vëzhgues nga Ministria e Bujqësisë, peshkatarët pretendojnë, se ata nuk morën masa ndaj problematikave të konstatuara.

Të Fundit