Trump zbut tonet ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

Para se të nisej për në Alabama, presidenti Donald Trump, duke folur me gazetarët, tha se marrëdhënia e tij me kryeministren Giorgia Meloni “është shumë e mirë”.

“Gjithmonë më ka pëlqyer”, u përgjigj Trump në pyetjen e një gazetari në lidhje me sulmet e tij të kaluara ndaj kryeministres. Presidenti amerikan më pas vlerësoi Evropën për pranimin e lirimit të sasive të konsiderueshme të rezervave të saj të naftës.

“Ishte e jashtëzakonshme”, tha ai, i cili gjithashtu konfirmoi se nuk do të vendoste një ndalim për eksportet e naftës, duke deklaruar se një masë e tillë “nuk është marrë kurrë në konsideratë”.

Mosmarrëveshjet midis Trump dhe Melonit ishin përshkallëzuar në muajt e fundit, veçanërisht për shkak të luftës në Iran dhe rolit të Italisë në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti amerikan e kishte akuzuar kryeministrin italian se nuk e mbështeste mjaftueshëm qëndrimin amerikan. Në qershor, Trump e kishte sulmuar personalisht edhe Melonin, duke kritikuar sjelljen e saj në G7, duke e quajtur atë një fanse që kërkonte një foto me të. Kryeministrja i mohoi akuzat, por u përpoq të shmangte pasojat në marrëdhëniet midis Romës dhe Uashingtonit.

Të Fundit