Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku me fraktura në kokë

Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku dyshohet se është dhunuar nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të mëngjesit të së dielës, datë 6 shtator, në mes të qytetit.

Autorët e dyshuar janë Endri Çopja dhe Horgito Peqini. Dyshohet se Tabaku është goditur me sende të forta pasi ka pësuar dy fraktura në kokë.

I dëmtuari ka zgjedhur të mos bëjë kallëzim në Policinë e Elbasanit, që megjithatë ka nisur hetimet me iniciativë, për shkak se shumë qytetarë janë bërë dëshmitarë të ngjarjes. Burimet thonë se po verifikohen rrethanat e ngjarjes, ndërsa një prej pistave të dyshuara për motivin lidhet me një konflikt për punësimin.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Luan Tabaku kishte larguar nga puna në Bashkinë e Elbasanit bashkëshorten e Endri Çopjas dhe ky vendim mund të ketë sjellë përplasjen mes tyre.

Të Fundit