Prej shumë vitesh dy bashkëshortët Ladi Vasili dhe Anila Vasili, që jetojnë në fshatin shumë pranë kufiriti me Greqinë merreshin me rritjen e bletëve, aq sa Anila njihej si gruaja që nuk ka frikë nga bletët pasi shumicën e kohës postonte edhe video ku mbulohej me bletë.
Sipas të dhënave dyshohet se për shkak të situatës ekonomike çifti merrej me rritjen e kanabisit të cilin më pas e transportonin me mushka nga kufiri i gjelbër drejt Greqisë.
Herë pas here çifti ngrinte edhe ankesa ndaj njësisë administrative Leskovik të cilët sipas çiftit nuk u siguronin ujin e pijshëm, çka dyshohet tashmë se e kërkonin për vaditjen e lëndës narkotike.
Hetimet e policisë vijojnë për të parë nëse ka të tjerë persona të përfshirë në këtë vepër penale, aktualisht në fshatin kufitar Gjirakare jetojnë rreth 30 banorë.




