Protesta në shesh shënoi sot ditën e 100-të dhe ka vijuar përgjatë gjithë kësaj vere. Nga ana tjetër qeveria është kundërpërgjigjur, duke servirur dokumentet, që i ka quajtur “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, me të cilat premton adresimin e problemeve të qytetarëve, pas 13 vitesh qeverisjeje. Ne kemi pyetur qytetarët për këto lëvizje të reja të kryeministrit, Besën dhe Pasqyrën, dhe batutat e tyre, janë për të mos u humbur.




