Përplasje mes dy shoferëve të furgonëve në Kavajë, njëri goditet me levë në kokë

Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve ka ndodhur pranë tregut të Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes shtetasve Lufti Kaziu dhe Iljaz Istrefi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përplasjen mes tyre.

Gjatë konfliktit, Iljaz Istrefi dyshohet se është goditur me një levë në kokë.

Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Kavajës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Kavajës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

Ndërkohë, shoferi i furgonit, Lufti Kaziu, është shoqëruar ndaluar nga Policia e Kavajës për veprime të mëtejshme hetimore.

Të Fundit