5-vjeçari rrëzohet nga tarraca e banesës në Libohovë, dërgohet në Spitalin e Traumës

Një 5-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga tarraca e një banese njëkatëshe në Libohovë. I mituri është transportuar për ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa sipas Policisë, fëmija dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga tarraca e banesës.

Pas incidentit, 5-vjeçari është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.

Policia bën me dije se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe mënyrës se si ka ndodhur ngjarja.

Të Fundit