Lushnje/ Krimi i rëndë brenda familjes, banori: Autori problematik në shtëpi. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi mbrëmjen e kaluar në një familje në Lushnje, 45-vjeçari Florjan Dalladaku ka goditur për vdekje me sqepar nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babain. Ngjarja ka lënë të shokuar komunitetin lokal, ndërsa detaje të reja janë zbardhur nga dëshmitë e fqinjëve të familjes.

Sipas banorëve të zonës, familja njihej si e qetë dhe punëtore, por autori i dyshuar vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor dhe dispononte kartelë mjekësore.

Një prej fqinjëve ka deklaruar se 45-vjeçari kishte shfaqur sjellje problematike dhe konflikte të mëparshme brenda familjes, ndërsa pak kohë më parë ishte trajtuar në institucionet e specializuara në Elbasan për shkak të gjendjes së tij mendore. Autoritetet policore po vijojnë hetimet e thelluara për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi familjare.

Të Fundit