E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

E priti jashtë pallatit dhe e qëlloi për vdekje 45-vjeçaren, shqiptari në Greqi i jep fund dhe jetës së vet

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë mëngjesin e kesaj te diele në Nea Smyrni të Athinës.

Sipas informacioneve të fundit, burri dyshohet se kishte pritur 45-vjeçaren shqiptare jashtë ndërtesës, në rrugën Grigoriou Kydonia, duke pritur që ajo të dilte. Më pas, ai e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Vajza e 45-vjeçares jeton në këtë pallat, një fakt që po shqyrtohet nga policia në përpjekje për të rindërtuar lëvizjet e gruas para ngjarjes

Nga informacionet paraprake, rezulton se burri dhe gruaja nuk ishin të martuar. Policia po heton marrëdhënien mes tyre dhe motivet që mund të kenë çuar në krim.

45-vjeçarja kishte marrë plagë nga të shtënat me armë zjarri në trup dhe, sipas informacioneve, edhe në fytyrë, ndërsa burri u gjet me një plagë në kokë. Pistoleta u gjet pranë trupit të tij, duke përforcuar dyshimet se pasi vrau gruan, ai qëlloi veten.

Një banore e zonës tha se kishte dëgjuar të shtënat rreth orës 05:30 të mëngjesit.

“Dëgjova tre të shtëna me armë zjarri në orën 5:30 të mëngjesit”, tha ajo, duke shtuar se nuk kishte dëgjuar automjete apo vënë re ndonjë lëvizje tjetër të dyshimtë.

Hetimi po kryhet nga departamenti kompetent i Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar. Policia po vijon këqyrjen e zonës, mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑