Po ndërtonte pa leje një objekt në plazhin e Semanit, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë në plazhin e Semanit, pasi po ndërtonte pa leje një objekt që do të përdorej si bar-kafe.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve në terren u konstatua se shtetasi me iniciale J. M., banues në fshatin Gjokalli, kishte nisur punimet pa lejen përkatëse.

Nga hetimet dyshohet gjithashtu se ai kishte punësuar në mënyrë të paligjshme tre persona. Ai u arrestua për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Njoftimi i Policisë Fier

Po ndërtonte pa leje një objekt në plazhin e Semanit, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar një rast të ndërtimit pa leje në plazhin e Semanit.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë konstatuan se në zonën e plazhit të Semanit po ndërtohej një objekt i destinuar për aktivitet bar-kafe.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi J. M., 39 vjeç, banues në fshatin Gjokalli, Fier, kishte nisur punimet për ndërtimin e objektit pa u pajisur me lejen përkatëse nga organet kompetente.

Gjithashtu, nga veprimet e kryera dyshohet se ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme edhe 3 shtetas të tjerë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, shtetasin J. M., 39 vjeç, për veprat penale “Ndërtim pa leje”, dhe “Punësim i paligjshëm”.

Kontrollet dhe verifikimet në terren vijojnë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje dhe të veprave penale kundër mjedisit, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit