E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Maliqit për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin me Korçën

Debate dhe tensione kanë shoqëruar mbledhjen e ditës së sotme në Këshillin Bashkiak të Maliqit, ku në rendin e ditës ishte parashikuar marrja e një vendimi mbi draftligjin e qeverisë për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Korçën.

Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar me ngulm që të votohej menjëherë kundër këtij drafti. Nga ana tjetër, këshilltarët e shumicës socialiste janë shprehur se janë ende të paqartë me përmbajtjen e draftligjit dhe kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me dokumentin.

Për shkak të mosmarrëveshjeve, këshilltarët socialistë kanë vendosur të braktisin sallën e mbledhjeve. Kjo lëvizje ka nxitur reagimin e opozitës, e cila ka këmbëngulur në vijimin e procesit.

Situata është tensionuar më tej kur një qytetar i pranishëm në mbledhje ka kërkuar po ashtu vazhdimin e punimeve, duke shtyrë fizikisht kryetarin e Këshillit Bashkiak.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑