Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 25 vatra zjarri. Sipas të dhënave zyrtare, 4 vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa 1 tjetër është nën monitorim.
Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 350 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre kanë qenë edhe Forcat e Armatosura, me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Vatrat kryesore aktive janë regjistruar në Dajt dhe Priskë në Tiranë, në Lufaj të Mirditës dhe në Tërbun të Pukës.
Njoftimi:
Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 1 është nën monitorim.
Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 350 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë, Tiranë, Lufaj, Mirditë dhe Tërbun, Pukë.
Në Dajt operacioni vijon me 50 efektivë të FA, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të AZM, pa rrezik për zonat e banuara.
Në Tërbun vijon angazhimi i gjerë i strukturave vendore, vullnetarëve dhe FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve, ndërsa edhe këtu nuk ka rrezik për banesat.
Situata paraqitet në përmirësim edhe në disa prej vatrave të ditëve të fundit: Gurë-Lura, Bruçi në Mat, Tharri në Mirditë dhe zjarri në Selenicë janë shuar plotësisht, ndërsa në Qafë Helmes vijon monitorimi dhe operacionet me forcat lokale.
Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë punën dhe monitorimin në terren, me fokus izolimin e plotë të vatrave aktive dhe mbrojtjen e zonave të banuara.



