E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Ministri Karakaçi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Synojmë ta përfundojmë para afatit

Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës vijojnë në fazën e tretë, me kantierin që është përqendruar në segmentin nga mbikalimi i Rinasit drejt Limuthit. Pas përfundimit dhe hapjes për qarkullim të gjashtë kilometrave të parë, puna po vazhdon me zgjerimin e pjesës së mbetur të aksit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, ku sipas ARRSH-së deri tani është realizuar rreth 30% e projektit.

Sipas drejtuesit të ARRSH-së, kjo fazë e kontratës përfshin zgjerimin e trupit të rrugës me tre korsi dhe një korsi emergjence, si edhe ndërtimin e nyjës në disnivel të Laknasit dhe mbikalimit të ri të Kasharit.

“Kjo fazë kontrate përfshin zgjerimin e trupit të rrugës në tre korsi plus një emergjence. Ndërkohë që përfshihet gjithashtu dhe mbikalimi në disnivel ose nyja në disnivel e Laknasit dhe ndërtimi i mbikalimit të ri të Kasharit, që do të jetë me strukturë metalike me gjatësi 94 metra”, tha Kozeli. Aktualisht po punohet për mbushjen e trupit të rrugës, ndërsa muret mbajtëse kanë përfunduar. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, hapja e gjashtë kilometrave të parë ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë aks, ndërsa objektivi është që edhe faza e tretë të mbyllet sa më shpejt.

“Pas dy fazave që janë përmbyllur me sukses dhe që është e dukshme pasi trafiku është zhbllokuar me tre korsi deri në mbikalimin e Rinasit, tashmë jemi në punimet për përfundimin e zgjerimit deri në drejtimin e Limuthit”, u shpreh ministri Karakaçi. Gjatë inspektimit, ministri kërkoi që krahas punimeve të adresohen edhe shqetësimet e banorëve dhe bizneseve që ndodhen përgjatë aksit, për të garantuar aksesin në rrugë. Karakaçi u ndal edhe te mbikalimet për këmbësorët përgjatë segmentit të parë të autostradës, duke thënë se shqetësimet e ngritura nga banorët disa javë më parë tashmë kanë marrë zgjidhje.

“Kantieri është i mobilizuar. Të kemi në vëmendje përmbylljen aty ku kemi mundësi edhe të atyre problematikave që kanë ngritur banorët, aty te nyja e Rinasit, të vazhdohet me prioritet për sa i përket mbikalimeve që bëjnë edhe ndërlidhjen e banorëve dhe që ka qenë shqetësim i shtuar”, deklaroi ministri.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑