E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Zjarri në hotelin në Lungomare, një vajzë në gjendje të rëndë flet shefi i Reanimacionit: Është djegur pothuajse 100% e trupit

Gjashtë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës pas zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares, ndërsa pesë prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj, ka dhënë detaje për gjendjen e të dëmtuarve, duke bërë me dije se situata në momentin e mbërritjes së tyre ka qenë tejet emergjente.

Sipas mjekut, tre pacientë kishin pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga kati i dytë i hotelit për t’u shpëtuar flakëve.

Dy prej të dëmtuarve janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në repartin e djegieve në QSUT. Një tjetër pacient vijon të marrë trajtim në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Vlorës.

Në gjendje më të rëndë paraqitet një vajzë, e cila ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit dhe rrezikon jetën.

“Një paciente që rrezikon jetën ishte djegur pothuajse 100%, një 50%. Ishin mosha të reja, 25-30 vjeç”, ka deklaruar shefi i Reanimacionit, Edmond Breshanaj.

Zjarri në hotelin në Lungomare ka shkaktuar panik te pushuesit gjatë orëve të para të mëngjesit. Sipas raportimeve të deritanishme, disa prej personave të ndodhur në hotel janë detyruar të dalin nga kati i dytë për t’u shpëtuar flakëve.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑